Ndërlidhjet

Albright arrin në Prishtinë


Madeleine Albright pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashmte, Enver Hoxhaj
Madeleine Albright pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashmte, Enver Hoxhaj
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka arritur në Prishtinë, ku është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë pritjes, ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Kosovës për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, si dhe për kontributin e ish-sekretares Albright në të gjitha fazat.

Albright është e ftuara e nderit në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, i cili ka filluar punimet sot në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG