Ndërlidhjet

Ministria e Mbrojtjes dorëzon kallëzim penal ndaj deputetit Braçe


Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i Shqipërisë
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal në emër të deputetit Erion Braçe.

Arsyeja e këtij kallëzimi është nxjerrja e dokumenteve të klasifikuara sekret shtetëror, sipas ligjit përkatës, si dhe disponimi i dokumenteve shtetërore në rrugë të paligjshme, njofton Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Braçe i kishte bërë thirrje Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imamit, që të jepte dorëheqje, nën pretendimet se ministria e tij kishte autorizuar shitjen e predhave të mortajave në Jemen në vitin 2011, duke përdorur një kompani me bazë në Mal të Zi, menaxheri i së cilës ishte në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara.

Ministria ka mohuar përdorimin e tregtarëve të paligjshëm të armëve, duke thënë se të gjithë ndërmjetësuesit janë të verifikuar nga partnerët ndërkombëtarë.

Braçe mund të dënohet deri në pesë vjet heqje lirie, nëse shpallet fajtor.
XS
SM
MD
LG