Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon para të falsifikuara dhe substanca narkotike


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka konfiskuar një sasi të parave të falsifikuara, në vlerë prej 40 mijë dollarësh. Lajmin e bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi.

“Gjatë këtij operacioni pesë persona të dyshuar janë arrestuar si dhe është konfiskuar sasia e parave që e përmenda. Tashmë personat e arrestuar janë në qendrën e ndalimit, në pritje të procedurave të mëtejme, që do t’i ndërmarrë kjo njësi në lidhje me këtë rast”, ka thënë Kamberi.

Ajo poashtu tha se policia sot ka ndërmarrë edhe një operacioni tjetër, me ç’rast janë arrestuar disa persona dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike të llojit heroinë dhe marihuanë.
XS
SM
MD
LG