Ndërlidhjet

Karzai thotë se zgjedhet e vitit 2014 do të mbahen me kohë


Hamid Karzai - President i Afganistanit

Hamid Karzai - President i Afganistanit

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai tha se zgjedhjet presidenciale në vend, të planifikuara të mbahen në vitin 2014, do të mbahen me kohë.

Gjatë një konference për shtyp në Kabul, Karzai tha se zgjedhjet definitivisht do të mbahen, duke shtuar se nëse zgjaten edhe për një ditë të vetme, do të konsiderohen si të jashtëligjshme.

Karzai ka mohuar spekulimet se ai do të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës së vendit, në mënyrë që t’ia mundësojë vetes edhe një mandat tjetër.
XS
SM
MD
LG