Ndërlidhjet

logo-print

Anija holandeze nuk po lejohet që të zbarkojë në Marok


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet marokene thonë se një anijeje holandeze, e cila promovon aborte të ligjshme dhe të sigurta, ka mundësi që t’i ndalohet zbarkimi në portin e Smirit.

Anija holandeze me emrin “Gratë në Valë” është ftuar nga grupi i grave marokene që të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes lidhur me vështirësitë në legalizimin e aborteve.

Kjo është vizita e parë e kësaj anije në një shtet musliman.

Ministri i Punëve të Brendshme i Marokut, Mohend Laenser tha sot se nga pikëpamja e aspektit të sigurisë, autoritetet e vendit nuk janë të njoftuara për arritjen e kësaj anije.

Një nga organizatoret, gjinekologia Gunilla Kleiverga njoftoi se Marina Marokene është duke e bllokuar portin.

Organizata thotë se anija mund të ofrojë aborte të sigurta dhe të ligjshme për femrat marokene, sipas ligjit holandez, në ujëra ndërkombëtare, deri në gjashtë javë e gjysmë të shtatëzënisë.

Kjo anije ka realizuar fushata në Irlandë, Poloni dhe Spanjë.
XS
SM
MD
LG