Ndërlidhjet

logo-print

Turqia miraton operacionet ushtarake në Siri


Parlamenti i Turqisë (foto nga arkivi)

Parlamenti i Turqisë (foto nga arkivi)

Parlamenti i Turqisë ka autorizuar operacionet ushtarake përtej kufirit në shtetin fqinj të Sirisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu njofton se vendimi i aprovuar sot i jep autoritet qeverisë që për një vit të dërgojë trupa në Siri, apo të vazhdojë me bombardimet ajrore.

Vendimi erdhi pas një seance të jashtëzakonshme, pas bombardimeve të djeshme të Sirisë në tokën turke, si pasojë e të cilave mbetën të vrarë pesë civilë turqë.

Pas votimit, zv/kryeministri turk, Besir Atalay tha se “ ky vendim nuk nënkupton luftë...por ka qëllime parandaluese”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet më vonë gjatë ditës, pas kërkesës së Turqisë që kjo organizatë të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta ndalur agresionin sirian.
XS
SM
MD
LG