Ndërlidhjet

Protestuesit në qytetin Zugdidi në Gjeorgji kërkojnë zgjedhje të reja


Protesta në Zugdidi

Protesta në Zugdidi

Qindra protestues, përkrahës të koalicionit politik “Ëndrra gjeorgjiane”, kanë mbajtur sot një protestë në qytetin perëndimor Zugdidi.

Protestuesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në distriktin e tyre.

Ata thonë se kandidatit të tyre, Irakly Alasania, i është vjedhur fitorja për shkak të mashtrimeve në zgjedhje.

Ata thonë se Roland Alakhaya, përfaqësues i partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, nuk i ka fituar votat e tyre.

Protestuesit gjithashtu i kanë injoruar thirrjet e liderit Bidzina Ivanishvili për t’i ndalur protestat.

Me pothuajse të gjitha kutitë e votimit të numëruara, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Gjeorgji bën të ditur se koalicioni “Ëndrra gjeorgjiane” ka siguruar 82 nga 150 ulëset në parlamentin e vendit. Nga ana tjetër, partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare e Saakashvilit ka siguruar 68 ulëse.
XS
SM
MD
LG