Ndërlidhjet

logo-print

Beogradi merr kritika për ndalimin e paradës së homoseksualëve


Flamuri i ylberit, simbol i homoseksualëve

Flamuri i ylberit, simbol i homoseksualëve

Beogradi po përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare pas ndalimit të të gjitha aktiviteteve publike për të shtunën, ditën kur ishte planifikuar të mbahej parada e homoseksualëve.

Navi Pillaj, komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut tha se Beogradi duhet t’i ndihmojë organizatorët që ta riplanifikojnë këtë manifestim, në vend të ndalimit të tij.

Ndërkohë edhe ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, David Lidington tha se Beogradi është duke dështuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të vet.

Ministri i Brendshëm serb, ndalimin e paradës së homoseksualëve, e ka quajtur ndalesë për “shkaqe sigurie”.

Organizatori i paradës, Goran Miletiq tha se aktivistët janë duke planifikuar gjatë fundjavës një tubim në ambiente të mbyllura dhe se do të bëjnë përpjekje që ta organizojnë paradën sërish vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG