Ndërlidhjet

Në Kinë, pesë fëmijë të vdekur nga rrëshqitja e dheut


Tërmet në Kinë (Foto nga arkivi)
Tërmet në Kinë (Foto nga arkivi)
Të paktën pesë fëmijë kanë vdekur pasi rrëshqitja e dheut mbuloi një pjesë të ndërtesës së një shkolle në jugperëndim të Kinës.

Ekipet e shpëtimit, që po kërkojnë të mbijetuarit, kanë gjetur trupat në ndërtesën e rrëzuar.

Sipas zyrtarëve, të paktën 19 njerëz, përfshirë 18 fëmijë, janë mbuluar nga dheu në kohën kur rrëshqitja e dheut goditi shkollën dhe dy shtëpi të tjera në provincën Yunnan, në fshatin Zhehne.

Kjo zonë është goditur nga një numër i tërmeteve brenda këtij viti. Dy nga këto tërmete lanë të vdekur 81 njerëz, në fillim të shtatorit.
XS
SM
MD
LG