Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Po përkeqësohet situata e të drejtave të punëtorëve në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Human Rights Watch ka bërë të ditur sot të drejtat e punëtorëve në Rusi aktualisht po përballen me një “klimë armiqësore” dhe se situata është duke u përkeqësuar.

Organizata njofton se një nga punëtorët e saj në Rusi ka pranuar kërcënime përmes mesazheve telefonike.

Sipas HRW-së, zyrtarja e tyre në Moskë, Tanya Lokshina kishte pranuar kërcënime nga burime të panjohura.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i HRW-së, Kenneth Roth tha se është e qartë që kërcënimet vijnë nga njerëz që e kanë përcjellur Lokshinën dhe që e dinë se ku jeton dhe çfarë bën ajo.

Ai tha se organizata nuk do të lejojë që “kërcënime të tilla të ulëta” ta ndalin organizatën nga aktivitetet dhe puna që bën në Rusi.
XS
SM
MD
LG