Ndërlidhjet

logo-print

Siria kundërshton eskalimin e dhunës me Turqinë


Bashar Ja’afari - I dërguari i Sirisë në Kombet e Bashkuara

Bashar Ja’afari - I dërguari i Sirisë në Kombet e Bashkuara

I dërguari i Sirisë në Kombet e Bashkuara tha se qeveria e vendit të tij nuk është duke kërkuar eskalim të dhunës me Turqinë dhe se është duke hetuar burimin e bombardimit të djeshëm, që la të vrarë pesë civilë turq.

Ambasadori, Bashar Ja’afari, gjatë adresimit të tij të sotëm para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dërgoi në emër të Sirisë ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe për shtetin e Turqisë.

Ai tha se kjo gjë nuk nënkupton edhe kërkim falje, pasi që hulumtimet rreth incidentit ende nuk janë kompletuar.

Ja‘afari tha se bombardimet e sotme të Turqisë gjithashtu kanë lënë të vrarë dy ushtarë sirianë.

Ambasadori tha se qeveria e tij i bën thirrje Turqisë që të veprojë me arsye dhe mençuri.
XS
SM
MD
LG