Ndërlidhjet

Kryeministri turk thotë se nuk dëshiron luftë me Sirinë


Recep Tayip Erdogan - Kryeministër i Turqisë

Recep Tayip Erdogan - Kryeministër i Turqisë

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan thotë se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Sirinë, por është i vendosur që t’i mbrojë njerëzit dhe kufijtë e vet.

Këto komente Erdogan i bëri gjatë një konference për shtyp, disa orë pasi parlamenti turk miratoi vendimin për operacione ushtarake kundër Sirisë.

Më herët gjatë ditës, Turqia kishte gjuajtur në drejtim të Sirisë për të dytën ditë me radhë, pas bombardimit të djeshëm të Sirisë në tokën turke, që la të vrarë pesë civilë turqë, në një qytet kufitar.
XS
SM
MD
LG