Ndërlidhjet

Botuesit dhe Google zgjidhin mosmarrëveshjen e të drejtave autoriale


Ilustrim
Ilustrim
Google dhe botuesit amerikanë kanë zgjidhur një rast të gjatë për të drejtat autoriale, lidhur me çështjen e librave dhe revistave të digjitalizuara nga gjiganti i internetit.

Google Inc. dhe Shoqata e Botuesve Amerikanë njoftuan sot për arritjen e marrëveshjes.

Google i ka të skenuara më shumë se 20 milionë libra, ndërsa autorët dhe botuesit ankohen se ky projekt po i shkelë të drejtat e tyre autoriale.

Një pikë e diskutueshme ishte fakti që librat përfshiheshin në këtë proces, dhe kjo në të gjitha rastet, përveç atyre kur Google njoftohej për ankesa nga autorët apo botuesit.

Pas marrëveshjes së sotme, botuesit e kanë mundësinë që të zgjedhin se cilat libra do të përfshihen.
XS
SM
MD
LG