Ndërlidhjet

Në Kinë, 18 nxënës shpallen të vdekur pas rrëshqitjes së dheut


Ilustrim (Foto nga arkivi)

Ilustrim (Foto nga arkivi)

Zyrtarët kinezë thonë se të gjithë 18 nxënësit të cilët ishin mbuluar nga rrëshqitja e dheut në jugperëndim të Kinës, është konfirmuar se kanë vdekur.

Nga ana tjetër, një person figuron i humbur, pasi rrëshqitja e dheut mbuloi dje shkollën dhe tri shtëpi të tjera në fshatin Zhehne.

Zyrtarët thonë se dheu e ka bllokuar një lum, ndërsa uji i këtij lumi është mbledhur përreth ndërtesës së mbuluar me dhe, gjë që ka penguar përpjekjet për shpëtim.

Sipas zyrtarëve, ende nuk dihet arsyeja e kësaj rrëshqitje, por mësohet se kjo zonë është goditur nga shira të furishme dhe është djep i tërmeteve.

Muajin e kaluar, po në këtë rajon, dy tërmete lanë të vdekur 81 persona.
XS
SM
MD
LG