Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit dënon sulmin mbi Turqinë


Ushtria turke në afërsi të kufirit me Sirinë
Ushtria turke në afërsi të kufirit me Sirinë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar fuqishëm sulmin e Sirisë mbi Turqinë, i cili la të vrarë pesë civilë turq.

Këshilli prej 15 shteteve anëtare kërkoi që “dhunime të tilla të ligjit ndërkombëtar duhet të ndalen menjëherë dhe të mos përsëriten”.

Sulmi sirian ndodhi të mërkurën, ndërsa Turqia u kundërpërgjigj me sulme ndaj shtetit fqinj po të njejtën ditë, për të vazhduar edhe të nesërmen.

Raportohet se nga këto bombardime të Turqisë janë vrarë shtatë ushtarë sirian.

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se përgjigja e Turqisë ka qenë e duhur dhe proporcionale.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia nuk dëshiron luftë, pas miratimit të vendimit të djeshëm nga parlamenti për operacione të mëtejme ushtarake në Siri.
XS
SM
MD
LG