Ndërlidhjet

Ann Romney për një orë në “Good Morning America”


Ann dhe Mitt Romney (foto nga arkivi)
Ann dhe Mitt Romney (foto nga arkivi)
Ann Romney, gruaja e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, do të jetë njëra prej udhëheqseve të emisionit të mëngjesit “Good Morning America”, i cili është një prej transmetimeve televizive më të shikuara në SHBA.

Ajo do ta udhëheqë këtë emision vetëm për një ditë gjatë javës së ardhshme, ka njoftuar ABC News.

Zonja Romney, e cila do të jetë bashkë-udhëheqëse e emisionit për një orë, me datën 10 tetor, nuk është personi i vetëm i famshëm që i është bashkuar George Stephanopoulos në emisionin e tij, që nga koha kur kolegia e tij, Robin Roberts, shkoi në pushim mjekësor.
XS
SM
MD
LG