Ndërlidhjet

logo-print
Rrjeti social “Facebook” mbrëmë ka shënuar arritjen e shifrës prej 1 milard anëtarëve, duke zgjëruar misionin e tij për ta krijuar një botë më sociale, përderisa investitorët janë duke shikuar mundësitë se si tërë këtë popullaritet të këtij rrjeti, ta shndrrojnë në para.

Themeluesi dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, duke u treguar modest për këtë arritje, tha se më shumë se një e shtata e popullësisë së planetit janë banorë virtual të këtij rrjeti.

“T’ju ndihmosh 1 miliard njerëzve që të lidhen njëri me tjetrin është fantastike dhe për këtë gjë jam shumë krenar”, ka thënë ai.

Facebook-u gjithashtu lëshoi videon e parë promocionale të këtij rrjeti, në nder të këtij momenti të quajtur historik.
XS
SM
MD
LG