Ndërlidhjet

logo-print

Në Bangladesh, 13 të vdekur nga përplasja e autobusit


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 13 njerëz kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në kohën kur një autobus që bartte pasagjerë u përplas me një mini autobus, në veri të Bangladeshit, njofton policia.

Përplasja ndodhi në zonën e Surmas Jugore, në autostradën Dhaka-Sylhet, rreth 260 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Banorët e zemëruar, menjëherë pas aksidentit bllokuan autostradën për të protestuar ndaj vozitjes së pakujdesshme dhe zbatimit të dobët të ligjeve të komunikacionit.

Sipas vlerësimeve zyrtare, në Bangladesh të paktën 5000 njerëz në vit vdesin nga aksidentet rrugore.
XS
SM
MD
LG