Ndërlidhjet

Australia ndezë radio teleskopin më të shpejtë në botë


Ilustrim

Ilustrim

Australia ka ndezur radio teleskopin më të shpejtë në botë, duke bërë gati rrugën për një radio teleskop ndërkombëtar enorm të së ardhmes, të quajtur “Square Kilometer Array”, i cili do të ndahet me Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re.

Pjesa e projektit australian përbëhet nga 36 antena të rrafshta identike, secila me një diametër prej 12 metrash, të cilat punojnë së bashku si një instrument i vetëm në eksplorimin e origjinës së galaksive dhe vrimave të zeza.

Projekti është i vendosur në një pjesë të Australisë Perëndimore, me një dendësi të ulët të popullsisë.

Më shumë se 700 astronomë nga 10 ekipe shkencore hulumtuese janë duke pritur që ta shfrytëzojnë këtë pajisje.
XS
SM
MD
LG