Ndërlidhjet

Forcat e Sigurisë vrasin tre militantë në Kaukazin Verior


Ilustrim
Ilustrim
Policia në rajonin Daghestan të Kaukazit Verior të Rusisë njofton se tre militantë të armatosur janë vrarë në qytetin Businksk.

Autoritetet thonë se që të tre militantët ishin duke u fshehur në një banesë në katin e katërt të një ndërtese banimi, që nga pasditja e së enjtes.

Ata kishin refuzuar të dorëzoheshin dhe kishin gjuajtur në drejtim të trupave të sigurisë.

Ky operacion ishte ndërmarrë disa orë pasi policia dhe forcat e sigurisë kishin vrarë katër militantë të tjerë, në një incident të ndarë në po atë zonë.
XS
SM
MD
LG