Ndërlidhjet

Një turist amerikan vret një person në një hotel në Izrael


Ilustrim
Ilustrim
Një turist amerikan ka hapur zjarr në hotelin izraelit “Red Sea” në qytetin Eilat, duke lënë të vrarë të paktën një person, në një sulm motivet e të cilit ende nuk janë të qarta, ka njoftuar një zëdhënës i policisë.

Policia e ka rrethuar hotelin dhe ka mbledhur një numër të madh të njësive policore për tu marrë me këtë situatë, ka njoftuar zëdhënësi Micky Rosenfeld.

Radio izraelite njofton se personi që ka gjuajtur e ka marrë armën nga një rojë e sigurisë, pastaj e ka vrarë një të punësuar të hotelit, dhe më vonë ka ikur duke u mbyllur në dhomën e tij.
XS
SM
MD
LG