Ndërlidhjet

Vazhdon punimet Samiti Ndërkombëtar i Gruas


Atifete Jahjaga, presidente e Kosovës dhe Madeleine Albright, ish-sekretare amerikane e shtetit, gjatë ceremonisë së hapjes së Samitit Ndërkombëtar të Gruas në Prishtinë
Atifete Jahjaga, presidente e Kosovës dhe Madeleine Albright, ish-sekretare amerikane e shtetit, gjatë ceremonisë së hapjes së Samitit Ndërkombëtar të Gruas në Prishtinë
Në fillimin e punimeve të ditës së dytë të Samitit Ndërkombëtar të Gruas, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur fjalim e saj para të pranishmeve, duke thënë se sot nis një hap i ri i rrugëtimit të përbashkët për të gjetur përgjigjet dhe zgjidhjet.

“Çështjet që duhet t’i adresojmë dhe të përballemi nuk janë të reja. Ato e kanë munduar gruan për shekuj të tërë, por ne po ndërtojmë bazat dhe strukturën që do të na mundësojnë që të sigurojmë një të ardhme solide për gruan sot dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Jahjaga.

Sipas presidentes, Kosova dhe rajoni kanë shumë për të ofruar, prandaj Samiti do të shërbejë si një mundësi unike për ta shndërruar Evropën Juglindore në një qendër të zhvillimeve pozitive, por gjithashtu edhe për t’ju hapur një mundësi grave të pranishme në Samit që të përfitojnë nga perspektivat globale dhe rajonale, përmes një shkëmbimi përvojash.

Gjatë ditës së sotme në Samit do të dëgjohen adresimet e këtyre pjesëmarrësve: Elisabeth Rehn, Jane Harman, Vesna Pusic, Mimoza Kusari-Lila, Christopher Dell, Anne-Marie Neyts-Uyttebroeck, Tracey Ann Jacobson, Ulrike Lunacek, Vlora Çitaku dhe Hajredin Kuçi.
XS
SM
MD
LG