Ndërlidhjet

Shpërndahen dhunshëm protestuesit në Azerbajxhan


Protesta e sotme në Baku
Protesta e sotme në Baku
Policët në Baku, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, kanë shpërndarë në mënyrë të dhunshme me dhjetëra aktivistë të mbledhur jashtë Ministrisë së Arsimit.

Më shumë se 100 protestues rrethuan ministrinë duke kërkuar heqjen e një ndalese për shamitë në shkolla.

Ata mbanin pano me mbishkrimet: “Islami do të fitojë”.

Ndërkohë policët përdorën shkopinj për t’i larguar protestuesit. Disa prej tyre, që i rezistuan policisë, u arrestuan.

Azerbajxhani është një shtet me shumicë muslimane, me tradita të forta islamike. Ministria e Arsimit e këtij vendi ua ka ndaluar zyrtarisht vajzave mbajtjen e shamive nëpër shkolla. Ka kohë që aktivistët muslimanë po protestojnë për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG