Ndërlidhjet

Negociohet bartja e pushtetit te opozita gjeorgjiane


Tbilisi, 4 tetor, 2012
Tbilisi, 4 tetor, 2012
Qeveria e Presidentit të Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili ka filluar negociatat për dorëzimin e pushtetit te koalicioni opozitar, që fitoi zgjedhjet parlamentare të kësaj jave.

Bisedimet, të cilat filluan të premten, pritet të rezultojnë në emërimin e miliarderit Bidzina Ivanishvili si kryeministër.

Saakashvili do të qëndrojë si kreu i shtetit deri në fund të mandatit të tij në tetor të vitit 2013.

Sipas reformave kushtetuese, që hyjnë në fuqi pasi qe ai ta lë detyrën, shumë prej kompetencave të presidentit do të transferohen te kryeministri, i cili zgjedhet nga Parlamenti.

Koalicioni Ëndrra Gjerogjiane i udhëhequr nga Bidzina Ivanishvili fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e së hënës.
XS
SM
MD
LG