Ndërlidhjet

logo-print

Protesta të mëdha në Jordani


Protesta ne Jordani, foto nga arkivi

Protesta ne Jordani, foto nga arkivi

Mijëra jordanezë të premten kanë kërkuar reforma kushtetuese gjatë një tubimi opozitar që është përshkruar si më i madhi në mbretëri, që nga kryengritja e Pranverës Arabe në fund të vitit 2010.

Protestuesit e udhëhequr nga Vëllazëria Myslimane, kanë kërkuar që kushtetuta të ndryshohet, në mënyrë që kryeministri të zgjedhet dhe jo të emërohet nga mbreti.

Forcat e sigurisë janë vendosur në kryeqytet, Aman, për të ndarë protestuesit opozitarë nga besnikët e qeverisë, të cilët janë kundërpërgjijur me një protestë.

Tubimet vijnë një ditë pasi që mbreti Abdullah II ka shpërbërë parlamentin dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme.

Ai nuk e ka caktuar datën e votimit.
XS
SM
MD
LG