Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia, "model evropian për Kosovën"


Flamuj kosovarë e kroatë

Flamuj kosovarë e kroatë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar të premten homologen kroate Vesna Pusiq, në të cilin takim, të dy ministrat kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se dy vendet do të forcojnë edhe më tutje bashkëpunimin me theks të veçantë në proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

Në këtë kuadër, është thënë se dy vendet do të nënshkruajnë dhe një marrëveshje partneriteti strategjik në fushën e integrimeve evropiane.

“Anëtarësimi i Kroacisë dëshmon se Bashkimi Evropian ka vend edhe për shtetet e Ballkanit. Kjo është po ashtu një dëshmi që përkushtimi i pathyeshëm i një populli, i një elite politike dhe Qeverie për të reformuar shoqërinë – shpërblehet”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu theksoi se këtë rrugë do ta ndjekë edhe Republika e Kosovës dhe se në këtë rrugë Kosova nuk është vetëm.

“Kroacia është modeli më i mirë i modernizimit të shoqërisë, i plotësimit të reformave. Modeli më i mirë evropian. Modeli që ne do të ndjekim”, tha Hoxhaj.

Në anën tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Vesna Pusiq, ka theksuar mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në të gjitha aspektet, me theks të veçantë për rrugën integruese në Bashkimin Evropian.

Pusiq po ashtu theksoi se për Kroacinë çështja e pavarësisë së Kosovës është çështje e mbyllur, dhe se Kosova është shtet i pavarur dhe po funksionin si i tillë.
XS
SM
MD
LG