Ndërlidhjet

Raportet thonë se aeroplanët luftarakë dhe artileria siriane kanë goditur Homsin, në bombardimet më të rënda në pesë muaj.

Homsi ka qenë një pikë e nxehtë e kryengritjes 18-mujore kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

OKB-ja vlerëson se së paku 20 mijë njerëz kanë vdekur, që kur dhuna ka filluar në mars të vitit 2011.

Aktivistët thonë se më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë.

Ndërkohë, luftëtarët kryengritës thanë se e kanë okupuar një bazë ajrore të mbrojtjes, që përmban një magazinë të raketave, jashtë kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Luftimet vijnë pasi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi ashpër një sulm të Sirisë në Turqi, nga ai cili u vranë pesë civilë turq.

Turqia u kundërpërgjigj duke qëlluar me artileri caqet brenda Sirisë. Shtatë ushtarë sirianë thuhet se janë vrarë.
XS
SM
MD
LG