Ndërlidhjet

Subvencione për stoqet e verës


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Bujqësisë ka marrë vendim për riimbursimin e akcizës së verërave përmes subvencionimit të stoqeve të 14 kompanive prodhuese të verës, të cilat do të përfitojnë gjithsej 310 mijë e 618 euro, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.

Dy vjet më parë, vreshtarët kosovarë kanë zhilluar protesta të mëdha për shkak se disa nga kompanitë vendore nuk ua blinin rrushin e kultivuar në vreshtat e tyre. Humbjet vlerësoheshin të ishin milionëshe.

Ministri Blerand Stavileci tha se vendimin për riimbursimin e akcizës përmes subvencionimit të stoqeve të verës, e kanë marrë pasi që kompanitë prodhuese të verës po bëjnë pranimin e prodhimtarisë së rrushit të sivjetmë.

“E realizuam marrëveshjen, që kemi pasur me Shoqatën e Verërave “Enologjia”. Kjo përkrahje do të ndikojë në organizimin e stoqeve të verës dhe në ruajtjen e kualitetit të verës së prodhuar në tërë regjionin vreshtar të vendit”, tha Stavileci.
XS
SM
MD
LG