Ndërlidhjet

Romney hedh dyshime mbi raportin e punësimit


Mitt Romney
Mitt Romney
Kandidati republikan për president, Mitt Romney ka vënë në dyshim lajmin e mire nga raporti i qeverisë amerikane për krijimin e vendeve të punës, duke thënë se rënia e papunësisë nga 8.1 në 7.8 është rezultat i largimit të fuqisë punëtore.

“Kjo nuk është rimëkëmbje reale”, ka thënë ai përmes një deklarate.

“Ne krijuam më pak vende pune në shtator sesa në gusht, më pak në gusht sesa në qershor dhe i kemi humbur 600 mijë vende pune në fabrika, që kur presidenti Obama erdhi në pushtet”, citon AFP, Mitt Romney-n.

Që të dy kandidatët presidencialë kanë zhvilluar në këtë javë debatin e parë në televizionin publik, derisa hulumtimet kanë treguar se Romney doli fitues.
XS
SM
MD
LG