Ndërlidhjet

Autorizohet ekstradimi i Abu Hamzës në SHBA


Abu Hamza

Abu Hamza

Kleriku radikal mysliman që mbahej në Britani do të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat për terrorizëm, ka vendosur Gjykata e Lartë në në Londër.

Avokatët e Abu Hamzës, 54 vjeç, kanë dështuar në përpjekjen e tyre të fundit për të ndaluar ekstradimin e tij për shkaqe shëndetësore.

Katër të dyshuar të tjerë për terrorizëm gjithashtu do të dorëzohen në SHBA.

Kleriku i lindur në Egjipt, ka ardhur në Britani për herë të parë në vitin 1979.

Ai ka qenë disa herë në burg dhe ka luftuar në një betejë të gjatë kundër ekstradimit të tij në SHBA.

Hamza u arrestua për herë të parë në Britani, me kërkesën e SHBA-së, në maj të vitit 2004.

Gjyqtarët refuzuan edhe apelet e Babar Ahmadit, Syed Ahsanit, Khaled Al-Fawwazit dhe Adela Abdul Baryt, dhe thanë se ata duhet të ekstradohen menjëherë.

Hamza është i kërkuar në SHBA për një numër akuzash që lidhen me terrorizmin, përfshirë marrjen peng në Jemen në vitin 1998 dhe planet mbi ngritjen e një kampi trajnimi militant në shtetin amerikan të Oregonit.

Në javën e kaluar, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, konfirmoi se në rast të ekstradimit në SHBA, nuk do të shkileshin të drejtat e njeriut të Hamzas.
XS
SM
MD
LG