Ndërlidhjet

Pusiq takon Jahjagën e Tahirin


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga takon ministren e Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga takon ministren e Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në një takim ministren e Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq e cila ka ardhur në Kosovë si e ftuar e Presidentes në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, që po mbahet në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ministren Pusiq për ndihmën dhe përkrahjen që po e jep vazhdimisht Republika e Kroacisë për Republikën e Kosovës, si në planin e brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare duke kërkuar një bashkëpunim më të ngjeshur në të gjitha fushat sidomos në ekonomi, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i presidentes.

Ajo theksoi se është i nevojshëm avancimi i marrëdhënieve bilaterale dhe mbështetja e Kroacisë për pjesëmarrjen e anëtarësimin e Kosovës si shtet në organizatat dhe mekanizmat rajonal, evropian dhe ndërkombëtarë.

Me zonjën Pusiq, sot është takuar edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

“Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Kroacisë si dhe u shpreh gatishmëria e përbashkët për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër, ministrja e Jashtme Pusiq uroi Kosovën për sukseset dhe në veçanti për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare duke e vlerësuar si sukses shumë të madh të shtetit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG