Ndërlidhjet

Parlamenti debaton mocionin


Parlamenti i Maqedonisë
Parlamenti i Maqedonisë
Me kërkesë të partisë më të madhe maqedonase në opozitë LSDM, Kuvendi i Maqedonisë, të premten debaton për votëbesimin e Qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski. Siç janë shprehur me këtë rast në foltoren e Parlamentit deputetët e opozitës, me këtë synohet t`i jepet fund konfrontimit dymujor të partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO- DPMNE dhe BDI. Ky konfrontim, sipas opozitës, rrezikon marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimet euroatlantike.

"Kur e propozuam këtë iniciativë, as që kishim iluzionin më të vogël se shumica parlamentare do të votojë kundër Qeverisë. E dimë se nuk i lëshoni lehtë kolltukët dhe tenderët, vetëm se duam të qartësojmë para opinionit çka është ajo që ju mban bashkë juve si partnerë të koalicionit edhe kundër faktit se shteti varfërohet dhe njëkohësisht është bllokuar procesi euro-integrues", ka theksuar koordinatori i Grupit Parlamentar nga LSDM-ja, Igor Ivanovski.

Deputetët e opozitës të premten i kanë drejtuar pyetje kryeministrit Nikolla Gruevski se pse ai hyri në sallë vetëm me ministrat maqedonas, derisa ministrat shqiptarë në sallë hynë të shoqëruar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Deputeti i LSDM-së, Jani Makraduli, ka vlerësuar se 5 tetori mund të jetë ditë e mirë për Maqedoninë, ashtu siç ishte për Serbinë, dita e rrëzimit nga pushteti të Millosheviqit.

"Nëse kërkojmë simbolikë, sot ka rënë Millosheviqi. Ditë e mirë për Serbinë, dhëntë Zoti edhe për Maqedoninë", është shprehur Makraduli.

Qëndrimet e këtilla të opozitës maqedonase partia e kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE, i ka quajtur si tentim për të parandaluar mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni.

“Mos luani me tema, të cilat kanë lidhje me marrëdhëniet ndëretnike. Mos u mundoni të shkaktoni dhe të shtyni mosmarrëveshjet, mos luani me problemin e emrit të Republikës së Maqedonisë, mos e lëshoni Tito Petkovskin në Kuvendin e Maqedonisë të kërkojë ndërrim të emrit të Maqedonisë. Të mos e lëshoni Ljubçon të kërkojë ndërrim të emrit dhe Zaev të na e thyejë kurrizin”.

“Qeveria në muajt e fundit gjendet në një ofensivë të politikës ekonomike. E miratuan pakon e katërt të masave anti-krizë, solli vendim për rritjen e pensioneve, për kthim të TVSH-së ndërmarrjeve. Paralajmërimet për raport pozitiv nga KE-ja janë gjithnjë e më të shpeshta e më të zëshme, kjo juve ju frikëson. Tani me gënjeshtra tentoni të ktheheni në pushtet”
, ka deklaruar koordinatori i partisë maqedonase në pushtet, Ilia Dimovski.

Paraprakisht koordinatori i Grupit Parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu, përsëriti qëndrimin e dhënë mbrëmë nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, se PDSH-ja do të vazhdojë mbështetjen për BDI-në dhe do të votojnë të përmbajtur në këtë votëbesim, duke porositur BDI-në që nuk janë të interesuar për vendin e tyre në Qeveri.

“Nuk jemi të interesuar për kolltukëdhe mos u frikësoni se do t’ua marrim, mirëpo kërkojmë nga ju që t’i mbroni shqiptarët. Për këtë keni përgjegjësi, ju sot thirreni në legjitimitetin e shqiptarëve, çka bëni me atë legjitimitet”, ka deklaruar deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Ndërkohë, partia shqiptare në pushtet, BDI, i ka cilësuar si të pavërteta qëndrimet e opozitës maqedonase, se me veprime të caktuara partnerët e koalicionit qeveritar kanë nxitur tensionimin e raporteve ndëretnike, kryesisht duke u fokusuar në riemërtimin e shkollave në komunën e Çairit me emrat e heronjve shqiptarë - vendim ky që kontestohet nga ministri i Arsimit, Çedomir Kralevski.

“Ndryshimi i emrave të shkollave të Çairit është veprimi më vizionar paraqet veprimin më të qëlluar dhe më domethënëse për të treguar veprimin e funksionimit të shtetit demokratik, të cilin shtet ne përpiqemi për ta ndërtuar”.

“Pikërisht kjo politikë duhet të frymojë si te politikëbërësit, ashtu edhe te qytetarët tanë, sepse kjo është fryma, e cila rrit mirëbesimin, është frymë që na afron me njëri-tjetrin. Në institucionet e shtetit do ta gjejmë veten dhe njëkohësisht do ta respektojmë njëri-tjetrin”
, ka deklaruar deputeti, Arben Labaënishta.

Menjëherë ka pasuar kundër-replika nga deputeti i opozitës maqedonase, Jani Makraduli.

“Ju lutem, merrni guxim që këtë që ma thoni mua, t’ia adresoni kryeministrit Gruevski, sepse ju e dini mirë se çka deklaroi ai pas përuljes së ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Besimi, në varrezat e Sllupçanit; çka deklaroi pas riemërtimit të shkollave në komunën e Çairit. Ju duhet të kuptoni se keni probleme me partnerin tuaj në qeveri dhe jo me ne, si opozitë”, është shprehur Jani Makraduli.

Do theksuar se në seancën e së premtes është prezent edhe lideri i partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmeti, i cili është përshëndetur gojarisht me kryeministrin Nikolla Gruevski, por duke iu shmangur shtrëngimit të duarve.

Ndryshe, sipas rregullores së punës, deri në mesnatë deputetët duhet të prononcohen për mocionin e votëbesimi të Qeverisë, propozuar nga opozita. Nëse votohet për rënien e Qeverisë brenda 24 orëve, kryemnistri do të duhet të dorëzojë mandatin.
XS
SM
MD
LG