Ndërlidhjet

HRW kërkon nga Irani t'i lirojë mësuesit


Iran

Iran

Human Rights Watch iu ka kërkuar autoriteteve iraniane që menjëherë të lirojnë shtatë mësuesit e burgosur dhe t'i japin fund ndjekjes së dhjetëra të tjerëve.

Grupi me seli në Nju Jork ka lëshuar këtë thirje të premten, në Ditën Botërore të Mësuesit.

Në një deklaratë, HRW tha se autoritetet iraniane kanë arrestuar të paktën 39 mësues që nga viti 2009, nën akuzat që kanë të bëjnë me rrezikimin e sigurisë kombëtare.

Raporti tha se 39 mësuesit u vunë në “shënjestër për shkak se ushtruan të drejtat e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për lirinë e të shprehurit, shoqërimit dhe tubimit paqësor.”

Pesëmbëdhjetë prej tyre janë dënuar me burg, kryesisht në lidhje me veprimtari sindikale.

Shtatë të tjerë mbeten në paraburgim.
XS
SM
MD
LG