Ndërlidhjet

logo-print

Kryengritësit rrëzojnë helikopterin e regjimit


Siri

Siri

Kryengritësit sirianë kanë rrëzuar një helikopter sirian pranë Damaskut, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.

Helikopteri u rrëzua në në qytetin Sibka, në rajonin lindor të Ghotas.

Nuk u bë e qartë nëse katër oficerët e ekuipazhit janë vrarë apo janë marrë pengje, ka thënë grupi opozitar.

Në zhvillime të tjera, Homsi ka parë bombardimet më të fuqishme nga ana e regjimit të Bashar al Asadit në pesë muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG