Ndërlidhjet

logo-print

Bahrein: Protestuesit përleshen me policinë


Protesta në Bahrein, foto nga arkivi

Protesta në Bahrein, foto nga arkivi

Forcat speciale të policisë në Bahrein kanë përdorur topat e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues anti-qeveritarë, që po përpiqeshin të shkonin në një zonë, tani të forcuar me pjesëtarë të sigurisë, e që dikur ishte qendër e kryengritjes së tyre.

Demonstruesit marshuan drejt “Sheshit të Perlave” në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, pas një ceremonie varrimi të një protestuesi, i cili vdiq në paraburgim.

Qeveria tha se i paraburgosuri ka vdekur nga një sëmundje e gjakut.

Një fotograf i Associated Press tha se demonstruesit hodhën koktej molotovi dhe gurë rreth 700 metra larg sheshit, në të cilin në shkurtin e vitit 2011 ishin mbledhur protestues të frymëzuar nga kryengritja e Pranverës Arabe.
XS
SM
MD
LG