Ndërlidhjet

Putin: NATO, një rikthim i Luftës së Ftohtë


Presidenti rus, Vlladimir Putin

Presidenti rus, Vlladimir Putin

Presidenti rus Vlladimir Putin e ka quajtur NATO-n, një rikthim të epokës së Luftës së Ftohtë, por tha se aleanca perëndimore ushtarake nganjëherë mund të luajë një rol pozitiv.

Duke iu drejtuar ushtarëve dhe oficerëve në një bazë ruse në Taxhikistan, Putin tha se “unë besoj se NATO në një shkallë të madhe është një rikthim i Luftës së Ftohtë”.

Megjithatë, ai ka thënë se “në një farë mase, në rrethana të caktuara, në qoftë se NATO vepron nën një mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mund të luajë një rol pozitiv”.

Presidenti rus tha se Kremlini e konsideron me shqetësim çdo përpjekje për zgjerim të NATO-s, duke iu referuar edhe mburojës raketore të aleancës në Evropë.
XS
SM
MD
LG