Ndërlidhjet

Qeveria e Maqedonisë mbijetoi votëbesimin


Qeveria e Maqedonisë
Qeveria e Maqedonisë
Parlamenti i Maqedonisë, të premten vonë, i ka dhënë votëbesimin Qeverisë së koalicionit midis VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Pro votëbesimit kanë votuar 68 deputetë, ndërsa për shpërbërjen kanë qenë 42 vota të opozitës.

Votëbesimi i Qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski është iniciuar nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë.

Deputetët e kësaj partie opozitare kanë thënë se me votëbesim synohet t`i jepet fund konfrontimit të partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI.

Ky konfrontim, pos tjerash, ka për bazë mospajtimet rreth Ligjit për ish-forcat e sigurisë, i cili nuk parasheh përfitime për ushtarakët shqiptarë.

Para votimit, kryeministri NIkolla Gruevski ka thënë se opozita duhet t`iu shmanget akuzave dhe skenarëve për të tensionuar dhe shkaktuar krizë në vend.
XS
SM
MD
LG