Ndërlidhjet

Në Prishtinë vazhdon punimet Samiti i Gruas


Presidentja Jahjaga dhe ish-sekretarja Albright. Prishtinë, 4 tetor 2012.

Presidentja Jahjaga dhe ish-sekretarja Albright. Prishtinë, 4 tetor 2012.

Në Prishtinë sot zhvillohet dita e tretë dhe e fundit e Samitit Ndërkombëtar të Gruas.

Nën organizimin e presidentes Atifete Jahjaga samiti “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Grave” ka mbledhur personalitete të shumta të skenës politike në botë, në mesin e tyre edhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Gjatë dy ditëve të kaluara, pjesëmarrësit kanë theksuar mbështetjen për Kosovën dhe rolin e gruas në demokraci.

Të shtunën pritet të nxirren edhe disa konkluzione.
XS
SM
MD
LG