Ndërlidhjet

Një i vrarë në operacionin anti-terrorizëm në Francë


Foto arkivi
Foto arkivi
Policia në Strasburg të Francës ka qëlluar për vdekje një person, gjatë përpjekjeve për ta arrestuar atë në një operacion kundër terrorizmit.

Autoritetet thonë se policia ka vrarë të dyshuarin, pasi ai ka qëlluar në drejtim të policisë.

Operacioni, i cili është zhvilluar edhe në zonat e Parisit dhe Nices, lidhej me sulmin e muajit të kaluar në një dyqan ushqimesh në veri të kryeqytetit.

Në atë sulm, një person është plagosur nga shpërthimi i eksplozivit, që ishte hedhur nga dritarja e dyqanit.
XS
SM
MD
LG