Ndërlidhjet

Ish-shërbëtori i Papës dënohet me 18 muaj burgim


Paolo Gabriele
Paolo Gabriele
Gjykata e Vatikanit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 18 muaj burgim ish-shërbëtorin e Papa Benediktit XVI.

Paolo Gabriele akuzohej për vjedhjen e dokumenteve të papatit dhe kalimin e tyre në shtyp.

Vendimi vjen pas apelit emocional të Gabrieles, i cili ka thënë se nuk është hajdut dhe se ka vepruar nga dashuria e thellë për Kishën dhe Papën.

Dokumentet e vjedhura kanë përfshirë letra që flisnin për korrupsion të dyshuar në marrëveshjet biznesore të Vatikanit.

Edhe pse është dënuar, Gabriele mund të lirohet me faljen e Papës.
XS
SM
MD
LG