Ndërlidhjet

Presidenti armen: Azerbajxhani kërcënon me luftë


Presidenti i Armenisës, Serzh Sarkisian.

Presidenti i Armenisës, Serzh Sarkisian.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka akuzuar Azerbajxhanin se po përgatit luftë për rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakhut – një territor i kontrolluar nga armenët në brendësi të Azerbajxhanit.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, Sarkisian ka thënë se Qeveria e Azerbajxhanit ka siguruar “sasi të tmerrshme” të armëve për t’u përgatitur për luftime të reja.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë në konflikt për më shumë se dy dekada, i cili ka rezultuar me një armëpushim të brishtë që nga viti 1994.

“Tani, 18 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes për armëpushim, Azerbajxhani na kërcënon me luftë të re”, ka thënë Sarkisian.

Këtë verë, disa ushtarë të të dyja palëve janë vrarë në incidentet përgjatë kufirit Azerbajxhan-Armeni dhe atij të Nagorno-Karabakhut.

Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë kaluar disa vite të ndërmjetësimit nën ombrellën e OSBE-së, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
XS
SM
MD
LG