Ndërlidhjet

LDK: Qeveria thellon kaosin në shëndetësi


Logo e LDK-së

Logo e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Qeverisë – këtë herë për shëndetësinë.

Këshilli i Ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së ka thënë se Qeveria Thaçi po vazhdon me politika dhe vendime që thellojnë kaosin në institucione shëndetësore.

“Parregullsitë e mëdha janë bërë normë në QKUK, si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të zyrtarëve të Qeverisë”, thotë një kumtesë e LDK-së dërguar mediave.

“Për më shumë se dy vjet, të gjitha klinikat dhe institutet e QKUK-së vazhdojnë në mënyrë të paligjshme të udhëhiqen nga ushtrues detyre. Kjo tregon ndërhyrjen e politikës, joprofesionalizmin dhe neglizhencën e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë Thaçi në sektorin shëndetësor”, thuhet pos tjerash në kumtesë.
XS
SM
MD
LG