Ndërlidhjet

SHBA nuk liron me kusht shitësin rus të armëve


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata në Houston të Shteteve të Bashkuara ka refuzuar lirimin me kusht të një qytetari rus, për të cilin hetuesit amerikanë kanë thënë se ka ndihmuar një kompani të shesë ilegalisht pajisje ushtarake për ushtrinë ruse dhe agjencitë e inteligjencës.

Gjykata ka urdhëruar që Alexander Posobilov, i cili posedon pasaportë amerikane dhe ruse, të mbetet i burgosur deri në gjykim, duke thënë se ai mund të bëjë përpjekje të braktisë seancat dëgjimore për gjashtë të dyshuar të tjerë në rastin në fjalë.

Një agjent i FBI-së i ka thënë gjykatës se Posobilov, i cili ka qenë kryetar i prokurimit për firmën “Arc Electronics”, ka udhëzuar punonjësit që të fshehin informacionet se pajisjet mikro-elektronike, që kompania blinte nga fabrikat e Shteteve të Bashkuara, i janë shitur në mënyrë të paligjshme ushtrisë ruse dhe agjencive të inteligjencës.
XS
SM
MD
LG