Ndërlidhjet

Vulin: Prishtina i ik dialogut


Aleksander Vulin
Aleksander Vulin
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se Prishtna po bën përpjekje t'i ikë dialogut me Beogradin dhe se ende nuk është deklaruar për negociatat.

Vulin u ka thënë gazetarëve në Kuvendin e Serbisë se ekipi negociues i Beogradit së shpejti do të dalë me "detajet" dhe emrat e njerëzve që do të marrin pjesë në bisedime.

"Prishtina bën përpjekje të ndajë serbët e Kosovës dhe t'i ikë dialogut me Beogradin. Ne nuk do të marrim pjesë në atë lojë", ka thënë ai.

Vulin ka thënë se Kosova nuk është "patate e nxehtë" por një detyrë me interes të lartë.

Të premten, shefi i delegacionit serb në bisedime, Dejan Paviqeviq, ka deklaruar se përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të mërkurën në Bruksel “çështjet e pazgjidhura nga Protokolli për menaxhimin e integruar të kufirit”.
XS
SM
MD
LG