Ndërlidhjet

Izraeli hedh poshtë një aeroplan pa pilot


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria izraelite ka hedhur poshtë një aeroplan pa pilot që ka shkelur hapësirën ajrore në jug të Izraelit.

Zëdhënësi i ushtrisë nuk ka dashur të bëjë publike se prej nga ka fluturuar avioni. Izraeli kufizohet me Egjiptin në jug dhe me Jordaninë në lindje.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka uruar ushtrinë.

“Këtë incident e konsiderojmë si shkelje të hapësirës ajrore të Izraelit dhe do të shqyrtojmë përgjigjen ndaj tij”, thuhet në deklaratën e ministrit Barak.
XS
SM
MD
LG