Ndërlidhjet

Marsh kundër sulmeve të telekomanduara të SHBA-së


Imran Khan. Islamabad, 6 tetor 2012.

Imran Khan. Islamabad, 6 tetor 2012.

Një konvoj prej më shumë se 100 automjetesh ka lënë Islamabadin për të marshuar drejt Vaziristanit Jugor, në shenjë kundërshtimi ndaj sulmeve të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara.

Në krye të marshit është vënë politikani i opozitës pakistaneze, Imran Khan.

“Unë e di se ka interesim të madh për të protestuar, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të sabotuar gjithçka duke thënë se talibanët kanë qitur në rrugë sulmuesit vetëvrasës”, ka thënë Khan.

Autoritetet në zonat që kufizojnë rajonin fisnor kanë paralajmëruar se aktivistët e huaj që udhëtojnë me konvojin e Khanit mund të pengohen nga hyrja në Vaziristanin Jugor.

Khan, kryetar i Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit, është në mesin e atyre pakistanezëve që dyshojnë se sulmet e telekomanduara të SHBA-së kanë vrarë një numër të madh të civilëve të pafajshëm dhe thonë se fushata e tillë duhet të ndalojë.
XS
SM
MD
LG