Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë në një sulm të kryengritësve talibanë në lindje të Afganistanit, ka bërë të ditur ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Deklarata nuk jep detaje të tjera, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asgjë grup, raporton DPA.

Më shumë se 2,000 ushtarë amerikanë nga kontingjenti ndërkombëtar i stacionuar në Afganistan, kanë humbur jetën që nga ndërhyrja e huaj më 2001.

Ueb-faqja iCasualties.org, e cila raporton për numrin e ushtarëve të huaj të vrarë, bën të ditur se 268 ushtarë amerikanë janë vrarë këtë vit.
XS
SM
MD
LG