Ndërlidhjet

Pakistan: Vazhdon marshi kundër SHBA-së


Pakistan
Pakistan
Një konvoj i udhëhequr nga politikani pakistanez, Imran Khan, ka vazhduar të marshojë drejt Vaziristanit Jugor për të protestuar kundër sulmeve të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara.

Është e paqartë nëse autoritetet do të lejojnë konvojin, i cili përfshin edhe anëtarë amerikanë të grupit anti-luftë Code Pink, për të arritur destinacionin e planifikuar, i cili konsiderohet si fortesë e talibanëve dhe Al Kaidës.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se militantët islamikë mund të sulmojnë konvojin.

Politikani opozitar, Imran Khan, dhe mbështetësit e tij thonë se sulmet e telekomanduara në Pakistan vrasin civilë të pafajshëm dhe duhet të ndalohen.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se ato qëllojnë kryesisht militantë islamikë dhe “janë një mjet i rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit në rajon”.
XS
SM
MD
LG