Ndërlidhjet

Gjashtë vjet nga vrasja e Politkovskayas


Vendi ku është vrarë Politkovskaya në Moskë.
Vendi ku është vrarë Politkovskaya në Moskë.
Aktivistët për të drejtat e njeriut pritet të demonstrojnë në Moskë për të shënuar gjashtëvjetorin e vrasjes së gazetares Anna Politkovskaya, njëherësh kritikuese e Kremlinit.

Autoritetet e kryeqytetit rus kanë miratuar organizimin e demonstratës.

Politkovskaya, e cila shkruante për gazetën “Novaya Gazeta” është qëlluar për vdekje në hyrje të apartamentit të saj në Moskë më 7 tetor të vitit 2006.

Gjashtë vjet pas vrasjes, krimi mbetet i pazgjidhur, por zyrtarët pohojnë se hetimet vazhdojnë.

Politkovskaya ka qenë e njohur për kritikat e saj për korrupsionin në Rusi, luftën në Çeçeni dhe sundimin e Vladimir Putinit.
XS
SM
MD
LG