Ndërlidhjet

Bosnja voton në zgjedhjet lokale


Ilustrim

Ilustrim

Qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës votojnë sot në zgjedhjet lokale. Rezultatet e tyre do të caktojnë fuqinë e partive politike, dy vjet para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vendit, të planifikuara për vitin 2014.

Myslimanët kanë shprehur shqetësimin se serbët mund të fitojnë kontrollin e Srebrenicës, qytetit ku forcat serbe, më 1995, kanë masakruar rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Bosnja vazhdon të mbetet e ndarë në mes të komunitetit mysliman, serb dhe kroat, pas luftës së viteve 1992-1995.

Votuesit pritet të zgjedhin partitë që përfaqësojnë shumicën etnike në qytetet e tyre.
XS
SM
MD
LG